Nedim Bajrami pritet të ndryshojë ekip në këto ditë të fundit të merkatos.
Mesfushori shqiptar nuk është përfshirë në formacion mbrëmjen e sotme kundër Leçes, çka i rrit edhe më tepër dyshimet për akordin në lidhje me transferimin e tij.
Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij, teska pas përfundimit të takimeve përkatëse të Fiorentinës dhe Empolit, palët do të ulen në tryezë për të diskutuar detajet e transferimit.
Xhanluka Di Marcio bën me dije se menaxheri i Nedim Bajramit do të takohet me drejtuesit e Fiorentinës për të vendosur kontratën personale të mesfushorit me klubin. Ndërkohë ky transferim do i kushtojë vjollcëve shërbimet e Zurkovskit dhe të Kuamesë, të cilët mund të përfundojnë të dy në radhët e Empolit.