Bajrami tallet me Telekomin: Qysh shpjegohet fakti që Vala nuk punon me ditë të tëra

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas problemeve teknike që janë shfaqur së fundmi në operatorin e Valës.

Bajrami ka ironizuar duke thënë se ndoshta punëtorët e Telekomit i kanë numrat e IPKO-së dhe ndoshta nuk mund ta vërejnë që Vala nuk po punon.

“Me gjasë krejt menaxhmenti dhe punëtorët e Telekomit kanë numra të IPKOs, përndryshe qysh shpjegohet fakti që Vala nuk punon me ditë të tëra dhe ata as nuk e vrejnë.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, këto ditë qytetarët janë ankuar për probleme të Telekomit.

Story i mëparshëm

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, 64-vjeçari në gjendje kritike

Story i radhës

Mbi 36 mijë njerëz të evakuuar nga përmbytjet në Itali, Meloni largohet nga samiti i G7

Të fundit nga