Bajrami pyetje VV-së: Nëse Ligji për Zyrtarë Publikë shpallet kushtetues, me cilin do të punoni pastaj?

July 27, 2023
1 minut lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, e ka akuzuar qeverinë se po dëshiron t’i kapin institucionet me çdo kusht.

Bajrami thotë se në njërën nga dy pikat që do të diskutohen në seancën e jashtëzakonshme, bëhet fjalë për ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, ligj i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte kaluar nga po kjo shumicë dhe të cilën LDK-ja e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku ishte shpallur antikushtetues.

“Tani LVV/Qeveria duke qënë të vetëdijshëm që ai Ligj është antikushtetues dhe duke tentuar që me çdo kusht t’i kapin institucionet kanë sjellë Ligj për plotësim ndryshim të Ligjit të vjetër që është në fuqi”, tha Bajrami.

“Për të gjithë praktikantët që janë përfshirë në procesin e hartimit të këtij Ligji, a mund të përgjigjeni në dy pyetje: Çka ndodhë nëse Gjykata Kushtetetuese e shpallë kushtetues Ligjin për Zyrtar Publikë? Me cilin Ligj do të punoni pastaj?”, tha ajo.

Me fillim nga ora 14:00 ishte paraparë të nisë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raporti i DASH, Teliti: Shqipëria vend i vështirë për biznes, shkak korrupsioni në sektorin publik. S’ka zgjidhje, pa zgjedhje të lira

Story i radhës

Greqia demolon Serbinë dhe kalon në finale

Të fundit nga

ShkoLartë