Bajrami protagonist, Empoli merr 3 pikë të arta në kampionat

1 minut lexim

Empoli i Ismajlit dhe Barajmit, mori 3 pikë të arta në javën e 15-të të Serisë A, duke mposhtur me rezultatin 2-0, Kremonezen. Në këtë duel të dy futbollistët e Kombëtares kuqezi, ishin titullarë, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Ismajli ishte i pakalueshëm në mbrojtje, ndërkohë që Bajrami mori rolin e protagonistit, teksa të dy golat e shënuar nga vendasit, nisën nga këmbët e tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që në minutën e 46-të ishte Kambiaxhi ai që zhbllokoi sfidën.

Ndërkohë që për golin e sigurisë mendoi Parisi në minutën e 88-të. Si Bajrami ashtu dhe Ismajli qëndruan në fushë gjatë gjithë 90 minutave, ndërkohë që me 3 pikët e siguruara mbrëmjen e sotme, Empoli u ngjit në vendin e 12-të, duke parakaluar përkohësisht Sasuolon dhe Bolonjën.

Sfidën e radhës skuadra e shqiptarëve do e luajë më 4 janar ndaj Udinezes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Albina Kelmendi thotë “Nënë moj kom gabu” në këngën e re

Story i radhës

Tupançevski flet për propozimin që Ligji për shoqatat të dërgohet në Komisionin e Venecias

Të fundit nga