bajrami kushtetuta e kosoves eshte nder me te fortat ne evrope 67f60839b9424

Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë

April 9, 2025
1 minut lexim

Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë për sa i përket mënyrës së ndërtimit.

“Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë, për çfarëdo rishikimi qoftë edhe ai formal a teknik, me shtua një presje, do të duhej tre konsensuse. E para politik i të gjitha partive, e dyta ndëretnik që do të duhej të negociohej me deputetët që kanë ulëset e garantuara dhe e treta edhe pse në vitin 2011 është hequr pavarësia e mbikëqyrur, ne s’mund të bëjmë ndryshime të njëanshme esenciale”, ka thënë Bajrami në RTK.

Bajrami, i cili ka qenë një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, ka shtuar se sanksionet kushtetuese janë politike dhe i referohen të tre pushteteve.

“Kushtetuta është e ndërtuar mbi dy premisa: e para është që ka lindur dhe ka njohur një shtet të ri ndërkombëtarisht, kjo është në favor të shqiptarëve sepse për herë të parë bashkësia ndërkombëtare ka njohur një shtet si të pavarur si një rast ‘sui generis’ i shtetndërtimit. Premisa e dytë është trajtimi ekstra kushtetues i pakicave, sidomos për pakicën serbe”, ka thënë ai.

Kushtetuta e Kosovës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqimë 15 qershor 2008. Çdo 9 prill në Republikën e Kosovës është ditë feste.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

laerti shpallet finalisti i dyte i big brother vip 4 67f5bcc41f23b
Story i mëparshëm

Laerti shpallet finalisti i dytë i Big Brother VIP 4

zbulohet nje rast i ri i variantit mpox clade ib ne britanine e madhe 67f60f877b281
Story i radhës

Zbulohet një rast i ri i variantit Mpox Clade Ib në Britaninë e Madhe

Të fundit nga

​Ferrari 296 Speciale me 880 kuaj fuqi

Ferrari 296 GTB, modeli më i përballueshëm nga marka italiane e veturave ekzotike, ka marrë një version edhe më të fuqishëm. Italianët kanë prezantuar zyrtarisht modelin e ri 296 Speciale, një version
ShkoLartë