​Bajram Begaj mban fjalën si president: Do të jem shërbëtor i popullit tim

min lexim

Në një ceremoni solemne në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë sonte është bërë edhe zyrtarisht dorëzim-pranimi i detyrës nga presidenti i deritanishëm Ilir Meta te presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj.

Me këtë rast kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha i ka dorëzuar Kushtetutën presidentit të ri Bajram Begaj, një gjest ky simbolik në ceremoninë inauguruese.

Presidenti Begaj në fjalimin e tij tha se gjatë mandatit në krye të shtetit do të punojnë për bashkëpunimin ndërmjet të gjitha forcave politike në vend, si dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo që ata gjenden.

“Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar, për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe kudo që ata jetojnë. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Institucionet kanë përgjegjësi për të garantuar sigurinë e vendit, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike, pasi vetëm kështu na mundëson të arrijmë objektivat tona kombëtare”, ka thënë presidenti Begaj.

Begaj ka thënë se siguria do të jetë një nga çështjet kryesore në mandatin e tij pesëvjeçar si president, si dhe forcimin e demokracisë në vend.

“Vendi ka nevojë për politika që rrisin besimin në drejtësie, ekonomi, shëndetësi, arsim. Të punojmë të gjithë së bashku për atdheun tonë, Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri Edi Rama, ish-presidentët Bamir Topi, Alfred Moisiu, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Pak para nisjes së ceremonisë, presidenti Begaj zhvilloi një takim me paraardhësin e tij në detyrë Ilir Meta, i cili ia dorëzojë “çelësat” e Presidencës kreut të ri të shtetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Abrashi e Shaipi vlerësohen me notë të mirë, Bislimi debuton me Luganon

Story i radhës

Selami: A mos u kthyem para 2001 me këtë qeverisje turpi në Shkup!?

Të fundit nga