Bajqinovci lajmërohet nga veriu, shfaqet pranë biznesit të Radoiçiqit – ky është mesazhi i tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është lajmëruar sot me një video nga Veriu i vendit, pikërisht në afërsi të një prej bizneseve të Milan Radojiçiq në Mitrovicë të Veriut që ishte bastisur kohë më parë nga Policia e Kosovës.

Bajqinovci ka thënë se rrugët e asaj pjese dikur kontrolloheshin nga “Rojat e Urës”, derisa sot rrugët janë të lira.

Deputeti i VV-së ka thënë se Kosova po forcohet edhe në Veri të vendit, pasi jaën vendosur targat RKS, banorët e asaj pjese janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet.

“Shteti i Kosovës po forcohet edhe në këtë pjesë të territorit duke e shtrirë sovranitetin. U vendosën targat RKS, banorët e veriut janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet”, dëgjohet tek thotë Bajqinovci.

Ai tutje thotë se edhe përkundër gjithë sulmeve ndaj institucioneve të Kosovës, ka shumë pak të arrestuar, të ndjekur, ndërkohë ka shtuar se për aktakuza as që bëhet fjalë.

Story i mëparshëm

Ndërmjetësuesit e paqes takohen në Paris, përpjekje për të shmangur ofensivën në Rafah

Story i radhës

Shqiptari kapet në shtëpinë e barit në Leeds, i gjenden 140 mijë paund

Të fundit nga