Eric Bailly nuk është pjesë e ekipit të Manchester United që do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgatitjet parasezonale, shkruajnë mediet angleze.
Mbrojtësi është jashtë projektit të Erik ten Hag dhe është vendosur në listën e shitjes se klubit anglez.
29 vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka kontratë me “Djajtë e kuq” deri në vitin 2024.
Ndërsa vlera aktuale e tij në treg është rreth 5 milionë euro.