“Bad News Eagles” e zhvillon sot lojën vendimtare

May 12, 2022
1 minut lexim

Ekipi nga Kosova – “Bad News Eagles” ditën e sotme do të zhvillojnë ndeshjen vendimtare për kalim tutje në fazën “Legends” të turneut më të madh të lojës CS:GO, ‘PGL Major Antwerp 2022’. 

BNE do të luaj kundër ekipit brazilian “mibr”, të cilën radhiten në vendin e 25-të në ranglistën botërore (një vend më lart se ekipi kosovar). Formati i kësaj ndeshjes është ‘bo3’, teksa pritet të nis në ora 15:45, por që mund të ndryshoj varësisht prej ndeshjes mes “Astralis” dhe “Liquid” që do të zhvillohet me fillim nga ora 12:00.

Bad News Eagles po luajnë fillimisht në Challengers Stage, ku i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje për t’u kualifikuar pastaj në fazën tjetër, Legends Stage. “BNE” kanë dy fitore dhe dy humbje e që sot i pret ndeshja vendimtare.

Kujtojmë, ndeshjen e parë në turneun ‘PLG Major Antwerp 2022’ e zhvilluan kundër ekipit turk “Eternal Fire” të cilën arritën ta fitonin me rezultat (16:14), teksa në ndeshjen e dytë u mposhten nga ekipi rus “forZe” me rezultat (7:16), në ndeshjen e tretë “BNE” triumfoi kundër ekipit brazilian “Imperial” pjesë e të cilit janë edhe legjendat: FalleN, fnx dhe fer.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë e “BNE”-së në formatin ‘bo3’, ku u mposhten nga ekipi i tretë në botë –  “ENCE”. Në mapin e parë “Dust2” ata u mposhten me rezultat (16:13), ekipi kosovar ishte duke humbur (12:3), por arritën që të fitonin shtatë ndeshje radhazi për të ngushtuar diferencën në (12:10), e më pas për të barazuar në (13:13), por që nuk arritën të mbyllin ndeshjen për të fituar mapin e parë. Ndërsa në mapin e dytë “Nuke”, ekipi ‘ENCE triumfoi me rezultat (16:9).

Ndeshja e “BNE”-së kundër “ENCE” u shikua në kohë reale nga më shumë se 300 mijë persona në mbarë botën vetëm në platformën “Twitch”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Grevë njëorëshe e mësimdhënësve edhe në Mitrovicë

Story i radhës

Rusia fillon me NashStore zëvendësimin e Google

Të fundit nga

ShkoLartë