“Bac u kry”/Donaldi pikturon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Pos që njihet si aktor, Donald Veshaj është edhe një piktor i mirë dhe këtë e ka dëshmuar edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Finalisti i edicionit të parë të BBV ka kërkuar nga ‘vëllai i madh’ që ta lejonte të pikturojë.

Duke qenë përvjetori i 14-të i Pavarësisë së Kosovës, ai ka vendosur ta pikturojë simbolin e Pavarësisë së Kosovës dhe Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe derisa dëgjonte muzikë patriotike dhe këndonte, Donaldi ka pikturuar mbi letrën e vendosur në dysheme.

Nuk ka dyshim se rezultati final ka qenë i jashtëzakonshëm. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gratë në Arabinë Saudite duan të bëhen treniste

Story i radhës

Policia njofton për shtatë raste të dhunës në familje

Të fundit nga