“Babi dhe mami nuk e dinë”, Françeska rrëfen mes lotësh për çrregullimin psikologjik

Françeska Murati, banorja e Big Brother Vip ka rrëfyer sonte për buliminë, çrregullimin psikologjik të cilin e ka kaluar vite më parë, por që e ka vuajtur shumë.

Mes lotësh, Françeska rrëfeu se nga komentet bullizuese urrente veten dhe kjo e detyroi të binte pre e bulimisë.

“Ia kisha lejuar abuzuesve të më mbushnin mendjen që unë nuk kisha vlera. Familja nuk e dite. Kur u largova nga shkolla, aty kuptova që po abuzoja me veten time. I kam thënë vetes Stop sepse mami dhe babi nuk e meritonin të kishin një vajzë të sëmurë. Bashkëshorti më ka dhënë një mbështetje të madhe. Mami dhe babai nuk e dinë, nuk kam dashur t’i rëndoj.

Nuk  dua të më shohin në një mënyrë tjetër. Nuk e meritojnë tua shpërblej në këtë mënyrë, nuk mund ta mendoj sesa keq mund të ndihet mami. Do ketë gjithmonë njerëz që duan të na shtypin dhe nuk na duan, dashuria për mua ka shëruar shumë plagë”-rrëfeu Françeska.

Story i mëparshëm

Për 5 vjet 41 policë u hetuan për dhunë në familje

Story i radhës

Ganiu ndjek “live”, Grubi: S’paska gjumë gjynahi, ska faj (FOTO)

Të fundit nga