Dy burra, atë e bir, janë gjetur të vdekur në një kontejner dhe policia thotë se po heton pistën e vrasjes së tyre.
Ngjarja u zbulua sot në Argos të Greqisë, viktimat janë 85 dhe 55 vjeç, raporton noa.al.
Babë e bir kishin një fermë në Akovë dhe po qëndronin përkohësisht në kontejner pasi po kujdeseshin për të mbjellat e fermës.
Është e paqartë nëse rol në vdekjen e dy meshkujve ka pasur gazi në ambient, apo është kryer një krim, ndaj policia thotë se po përpiqet të zbardhë çfarë ndodhi.