Babai plagos me çifte djalin në Pogradec

1 minut lexim

Babai plagos me çifte të birin, duke e lënë të plagosur. Mësohet se babai Agim Shkullaku ka plagosur të birin, Përparim Shkullakun.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Policia është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Story i mëparshëm

“Në situata të qeta dhe jo konflikti” – Sela flet për ndryshime të sistemit në RMV /VIDEO

Story i radhës

A po ka efekt fushata “Festo me zemër, jo me armë”

Të fundit nga