Babai përplas me makinë të birin 6-vjeçar, i mituri i preu rrugën me biçikletë

1 minut lexim

Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur rëndë pasi është përplasur me makinë nga babai i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr. 6 të Korçës.

Policia tha se shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Fëmija ka qenë me biçikletë dhe i ka prerë rrugën babait përpara banesës.

Për pasojë automjeti e ka marrë nga poshtë. I mituri ndodhet në gjendje të rëndë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot mot me diell dhe vranët, vende-vende me reshje shiu

Story i radhës

Pas Italisë, Marina Vjollca zgjedh vendin ekzotik për të pushuar! Këtë herë e shoqëron një person shumë i veçantë

Të fundit nga