Babai me vajzën shkuan për të prishur martesën, plas dhuna mes miqve – tre përfundojnë në pranga

July 18, 2023
1 minut lexim

Familjet Uka dhe Demiri në periferi të Durrësit u përfshinë në një konflikt fizik. Një telefonatë në policinë e Durrësit për një mosmarrëveshje mes dy familjeve, që mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, ka vënë në lëvizje Policinë që kanë ndërhyrë shpejt, duke çuar në pranga dhëndrin 33-vjeçar dhe nënën e tij 59-vjeçe, si dhe mikun e tyre 52-vjeçar.

Ndërkohë në gjendje të lirë nisi hetimi dhe për nusen 20-vjeçare të të arrestuarit.

Dhëndri Korab Uka, 33 vjeç, nga Arapaj, fshat pranë zonës së Plepave në plazhin e Durrësit, akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhunë në familje”.

Të njëjtat akuza janë ngritur dhe për nënën e tij, pasi gjatë kontrollit në banesën e Korab Ukës u gjet një kallashnikov dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë ndaj nuses 20-vjeçare dhe babait të saj Gëzim Demirit, 52 vjeç, rëndon akuza e “Dhunës në familje”. Dy familjet në konflikt janë bashkëfshatarë dhe ishin lidhur edhe më shumë përmes një lidhjeje që bashkoi fëmijët e tyre, por konflikti mes çiftit përfshiu dhe prindërit.

Nga hetimet rezulton se babai bashkë me vajzën kanë shkuar në shtëpinë e dhëndrit për të prishur martesën që nuk po funksiononte mes tyre, po në banesë asgjë nuk ka shkuar siç duhej.

Palët janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë pësuar edhe dëmtime fizike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Krizë në martesën e reperit Agon Amiga

Story i radhës

Mustafa vazhdon dëshminë në Speciale

Të fundit nga

ShkoLartë