Babai i Ëmbla Ademit, Ilir Ademi në ClickPlus në TV21 është prononcuar pas rikthimit të vajzës së tij në shkollë. Ademi thotë se edhe pse Ëmbla nuk mundet të flas, ata kanë vërejtur gëzimin dhe ndryshimin tek ajo pas rikthimit në mesin e shoqërisë.
“Ëmbla është më e gëzuar. E ndjenë që është kthyer me moshatarët e vetë, edhe pse nuk mund të flas dhe të shpreh gëzimin që e ka si fëmijët dhe moshatarëte saj, ne si prind e dimë se ajo është e gëzuar për shkak se dallimi prej asaj kur ishte e vetmuar do të thotë është shumë i madh, edhe ne si prind jemi të gëzuar që mbaroi kjo punë”, tha Ilir Ademi, babai i Ëmbla Ademit, vajzës me nevoja të veçanta.
Ai tha se të gjitha kontrollet shëndetësore që kanë realizuar tregojnë se vajza e tij ka nevoja të veçanta por që nuk është agresive.
“Tash desha të ndërlidhem me atë, agresiviteti…sikur njerëzit atë fjalën agresivitet e përdorin kollaj, pa e menduar aspak. Kemi pasur raste në vazhdimësi ta përmendin agresive është Ëmbla, duhet të qetësohet. Ne kemi të gjitha ato kontrollet mjekësore nuk thonë se është agresive, edhe të subspecialistëve në Klinikën e Shkupit, edhe ngado ku e kemi patur. Tash dikush e merr atë menjëherë agresive, çfarë agresiviteti. Agresivitet është kur e lëndon vetveten, mendoj unë. Kur të lëndosh fëmijën e tjetër kujt dhe nuk e lëshon, ajo është agresivitet”, tha mes tjerash Ademi.
Zotëri Ademi thotë se Ëmbla në pamundësi për tu shprehur kërkon vëmendje dhe prek fëmijët tjerë, gjë që disave iu duket agresivitet.
“Ëmbla do të përshëndetet, për shkak se nuk dëgjon edhe nuk flet, ajo do vëmendje, ndoshta prekën ndonjë fëmijë, dikush e quan këtë agresivitet. Gjithmonë kjo fjalë neve prindërve na vret”, tha Ademi.