14
MPB ka njoftuar se me datë 02.10.2024 në ora 22:00 në një fshat të Tetovës, zyrtarët policorë të NJP-Zherovjan kanë privuar nga liria personin M.S.(41) nga Çellopeku i Tetovës, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 90 vjeçar se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
BURIMI: zhurnal.mk