Cesar Azpilicueta dëshiron të luajë në ‘Camp Nou’, sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘Sport’, Azpilicueta do të flasë me Chelsea për t`i kërkuar ta lënë të largohet, sepse dëshiron të transferohet te Barcelona.
Qendërmbrojtësit ka pasur marrëveshje me Chelsea deri në fund të sezonit, por atij i është rinovuar kontrata automatikisht, pasi ai ka zhvilluar 30 ndeshje me londinezët këtë sezon.
Përkundër kësaj, thuhet se lojtari kërkon me çdo kusht të luajë në ‘Camp Nou’ sezonin tjetër.
Spanjolli ka 466 paraqitje për ‘Blutë e Londrës’ në të cilat ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 56 asistime.