azizi vlen po shnderrohet ne makth per klanin e bdi se 6807fdb06daa1

Azizi: VLEN po shndërrohet në makth për klanin e BDI-së!

April 22, 2025
1 minut lexim

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA dhe deputet i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, në një intervistë për televizionin Alsat, bëri të ditur se tashmë ka nisur zyrtarisht procesi për transformimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik.

“Jemi në fazën e konsolidimit të brendshëm. Po ndërtojmë një strukturë të vetme politike, me një qëllim të qartë, t’i japim fund sundimit 20-vjeçar të BDI-së. Qytetarët janë lodhur nga pazaret dhe eksperimentet politike që i shërbyen vetëm një klike të ngushtë, duke përçmuar mundin dhe djersën e shqiptarëve”, deklaroi Azizi.

Ai theksoi se koalicioni VLEN është më i bashkuar se kurrë.

“Do të kemi një shtab të përbashkët qendror, shtabe të përbashkëta nëpër komuna, si dhe një kryesi të përbashkët”, tha deputeti Azizi duke shtuar se jemi unik në qëllimet dhe rrugëtimin tonë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

limani pret ambasadoret e italise dhe shqiperise vizite ne qendrat blue puzzle dhe ican 6807fdaf60096
Story i mëparshëm

Limani pret ambasadorët e Italisë dhe Shqipërisë: Vizitë në qendrat “Blue Puzzle” dhe “iCan”

kush eshte drejtoresha e re e institutit gerontologjik ne shkup 6807fdb51ca72
Story i radhës

Kush është drejtoresha e re e Institutit Gerontologjik në Shkup?!

Të fundit nga

ShkoLartë