Azizi – Taravari: Jo ASH-ja, por ti u ktheve në prehrin e vjetër të BDI-së!

May 28, 2025
1 minut lexim

Shefi i Shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi vlerëson se është Arben Taravari ai i cili e ka shtrembëruar rrugën dhe që është kthyer te Ali Ahmeti.

Statusi i plotë i Azizit në Facebook:

Arben, nuk është bota e shtrembërruar, por ti shtrembërrove rrugën tënde, ose për të qenë më i sakt, u ktheve tek strategu yt, të cilit dikur i jepje diagnoza të ndryshme!

E për të qenë të saktë, nuk erdhën nga ASH-ja tek Adnan Azizi e as te Izeti, por ata mbetën në Aleancë, kurse ti u ktheve dek BDI-ja jote, për shkak të së cilës e mbajte peng çdo proces në interes të shqiptarëve.

Arben, për ta informuar saktë opinionin, unë nuk e kam takuar asnjëherë në jetë kryetaren e FRASH-it. Por me këto deklarata të tua, po e demanton çdo ditë e më shumë veten, me çka dëshmon se e ke humbur kontrollin dhe nuk din se çka po flet!

Sinqerisht e prisja që pas asaj që ndodhi, ku thuajse të gjitha strukturat partiake u distancuan nga ju dhe mbetën në VLEN, që ju të dilnit me kërkim falje dhe të jepni dorëheqje.

Megjithatë, po ma vërtetoni tezën se ju më nuk e keni lirinë për të menduar vetë, por veproni sipas diktatit që u vjen nga Zajazi. Fatmirësisht loja juaj u deshifrua, ASH u qëndroi besnik zotimeve, ndërsa ju tanimë, jo që nuk gëzoni respekt të mbështetësve të dikurshëm, por as tek ata qe ju futën në lojë, e të cilëve iu dështoi plani i hartuar përr ta dëmtuar VLEN-in dhe për ta kthyer BDI-në në Qeveri!

VLEN do të dalë edhe me e fuqishme nga çdo betejë që padroni juaj i perçarjes e luan përmes satelitëve të tij me paratë e Soravisë, Llotarisë dhe krimeve të tjera!

Arben, ti nuk e mbrrin as tetorin, politikisht ke përfunduar!

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Hailey Bieber duket e mërzitur pas sjelljes së Justin-it në eventin e Vogue

Story i radhës

Çairi, Fushë Tophana, Autokomanda, Hekurana, Buteli edhe Vizbegu të shtunën pa ujë për shkak të kyçjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë