Azizi: Po analizojë gjendjen për të vepruar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

July 15, 2023
1 minut lexim

Kryesuesi i bordit drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Naim Bardiqi, tha se do të përqendrohen në racionalizim të shërbimeve shëndetësore në të gjitha spitalet e përgjithshme, mbështetur në nevojën për ofrim të shërbimeve, në zonën e përgjegjësinë e spitalit ku jetojnë qytetarët.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Spitalin e Pejës, ku theksoi se vëmendje do t’i kushtohet edhe reduktimit të listave të pritjes, analizës së shfrytëzueshmerisë së kapaciteteve, burime njerëzore dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së avancuar.

“Ne po punojmë për rritje të cilësisë së shërbimeve dhe sigurisë gjatë ofrimit të tyre, duke pasur pacientin në qendër, mbështetur në parimin e kosto-efikasitit” u shpreh kryesuesi Bardiqi.

Në anën tjetër, Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, tha se është duke analizuar raportet e punës dhe gjendjen në secilin institucion përbërës të ShSKUK-së, për të vepruar në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Fazli Shala, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, prezantoi raportin 3 mujor të punës, duke paraqitur punën dhe shfrytëzimin e kapaciteteve në secilin repart të spitalit.

Ai paraqiti kërkesat dhe nevojat që ka spitali për investime, në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore.

Nysret Pepaj, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpive me Integrim, raportoi për shërbimet që ofrojnë ky institucion dhe planin për zhvillim e avancim të shërbimeve.

Anëtarët e bordit drejtues dhe drejtori i ShSKUK, vizituan disa nga repartet e Spitalit dhe panë nga afër punën që po bëhet në to.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nënkryetarja e Prishtinës-Sveçlës: Po nxit përçarje mes shqiptarëve

Story i radhës

Xhensila ndan foto me barkun e rrumbullakosur, zbulon sa muajshe është

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë