Azizi me reagim të ashpër ndaj Ahmetit: Shqiptarët i kanë borxh falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e tij të vërtetë

May 1, 2025
1 minut lexim

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas qarkullimit të një videoje ku ky i fundit shihet në shoqëri me një person të njohur për sjellje kontroverse. Sipas Azizit, kjo video është “pasqyra më e qartë e mënyrës se si Ali Ahmeti ka udhëhequr me fatin e fëmijëve shqiptarë”.

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas qarkullimit të një videoje ku ky i fundit shihet në shoqëri me një person të njohur për sjellje kontroverse. Sipas Azizit, kjo video është “pasqyra më e qartë e mënyrës se si Ali Ahmeti ka udhëhequr me fatin e fëmijëve shqiptarë”.

“Në këtë zgërdhime të Ahmetit me një figurë që i madh e i vogël e njeh si të krisur, u zbulua plotësisht ai që për vite të tëra është paraqitur si udhëheqës i shqiptarëve. Shqiptarët i kanë borxh një falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e vërtetë të Ali Ahmetit”, deklaron Azizi.

Deputeti i VLEN-it shkon edhe më tej, duke akuzuar liderin e BDI-së se është “anëtar i fshehur i Lëvizjes së Deçanit” me “prapavijë të pastër serbe”, që sipas tij synon përçarjen e trungut kombëtar dhe fetar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ali Ahmeti jo vetëm që i ka katandisur për tokë të gjitha punët e shqiptarëve, por ka punuar me zell për ta lënë edhe Medresenë Isa Beu pa akreditim – jo nga halli i ligjit, por për ta përdorur fenë si karrem elektoral”, shton Azizi.

Në fund të reagimit të tij, ai akuzon drejtuesit aktualë të BDI-së për tallje me vlerat fetare dhe mashtrim të besimtarëve: “Zoti nuk ta merr shpirtin pa ta marrë fytyrën. Kur je zullumqar, do të nxjerrë para popullit ashtu siç je!”.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ylli i Love Island zbulon belin e saj të tonifikuar, pasi kaloi një fundjavë romantike me Sam Thompson

Story i radhës

Statistikat/ Si paguhemi dhe kush ka orët më të gjata të punës në Europë

Të fundit nga

Zverev e Sinner kualifikohen

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner,

Ky është haxhiu që ndërroi jetë në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit Njoftimi
sqmken
ShkoLartë