Aziz Salihu me profesion nuk është shkrimtar, por me grushtat e tij shënoi epokën e re të Kosovës

February 11, 2022
min lexim

Aziz Salihu, një emër i njohur në sportin e Kosovës, më i njohuri, është dalluar për shkathtësitë luftarake, tekniken kulminante të goditjeve direkte në seri, pastaj aperkatet në trup, varësisht prej kundërshtarëve, mbi 500 meçe në ring, shumë medalje të fituara, me e dashura medalja e bronzit në Olimpiadën e organizuar në Los Angeles, në SHBA, ky është bilanci i një sportisti brilant. 

Boksi konsiderohej sport i burrave, ku masin fuqinë më të mirëet, sidomos ata në kategorinë super të rendë, në të cilën pjesëmarrësit dallohen jo vetëm për peshën mbi 91 kg, por edhe për goditjet e rënda rrënuese, që gjatë luftërave të ashpra në ring ndodhte jo rrallë, që boksierët të shtrihen në podium, që në gjuhen e boksit quhet “knockout”. 

Azizi kishte krijuar emër në Svetozarevë. Në meçin e parë të tij në Prishtinë kishte përballë knockoutuesin Xhevdet Peci, ky ishte dueli i parë që përcolla në mes të dy boksierëve të talentuar shqiptarë, viganë.

Më vonë Azizi iu bashkangjit Klubit të Boksit Prishtina, ku arriti sukseset më të mëdha në karrierën e tij sportive.

Meçi edhe pse përfundojë baraz ishte në momentum kur simpatizuesit pranuan heroin sportiv më shumë dashamirësi dhe ovacione.

Më vonë fitoret u rreshtuan nën drejtimin e Lah Nimanit dhe Bruno Hrastinskit. Në një rreth me mentalitet konservativ, modestia e Azizit nuk çmohet, as karakteristikat e një “showmani” mbresëlënës sipas standardeve amerikane.

Ai është i pari që organizoi dhe shfaqi festivale ahengu dhe sporti nën qiellin e hapur, duke rikujtuar dhe falënderuar SHBA, NATO-n, Erdoganin, Adem Jasharin… për kontributin që dhanë në çlirimin e Kosovës. Sipas kutit kosovar Azizi është armik i vetvetes, sepse flet pa dro dhe haptas kritikon devijimet shoqërore pa hezitim. 

Ai njihet edhe si njeri ndër kontribuesit më të mëdhenj të zbutjes së dhi

mbjeve të dëbuarve, duke i ndihmuar materialisht dhe duke iu ofruar strehim gjatë luftës, ai ishte veteran i çlirimit të Kosovës. Rruga e tij e vështirë jetësore, e ka lënë atë dhe familjen e tij pa strehë, pa punë dhe pa të ardhura.

Ne mediat kosovare ka shumë keqkuptime, sepse Azizi është profesionalisht më i ngrituri në Kosovë, fal grushtave të tij si shputa e luanit, bëri emër dhe u respektua anë e mbanë rruzullit. Aziz Salihu me profesion nuk është shkrimtar, por me grushtat e tij shënoi epokën e re të Kosovës, ai rrëzoi boksierët më me renome të planetit tokë, duke krijuar famë dhe duke ngritur emrin e sportistit kosovar deri në zenit.

Ai nuk është shkrimtar, por shkruajti i pari dhe i vetmi historinë e lëvizjes Olimpike në Kosovë me shkronja të bronzit, ashtu siç ishte medalja e tij e fituar me 1984 ne Los Angeles.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Remenski: Maqedonia nuk e shfrytëzon mjaftueshëm anëtarësimin në NATO

Story i radhës

Si ta bëni për vete, 10 veprime të vogla që tregojnë shumë për partneren

Të fundit nga

ShkoLartë