Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa e sa herë e ka dëshmuar veten, se kur ka festa është afër familjes së tij.
Ai ka bërë një fotografi të mrekullueshme, ku shihet përkrah gruas së tij, vajzës Monika dhe mbesës Melodia.
“Zizi” i kushton rëndësi të veçantë familjes.
“Urime Viti i Ri 2023!
Dhashtë Zoti që ky vit të jete vit i mbare dhe plotë begati për të gjithë”, ka uruar Salihu.