Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri duket se është trishtuar nga sondazhet që dolën ditën e djeshme ku agjencia “M Prospect” nxorri fitues absolute Bashkimin Demokratik për Integrim me 7.8% në rast se zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti.
Aleanca për Shqiptarët mori vetëm 2.9% dhe kjo gjë si duket ka bërë që të tërbohen kryesia e partisë e gjithashtu edhe aktivistë e militantë të partisë në fjalë.
Në çdo sondazh BDI-ja del fituese ndërsa partitë opozitare shqiptare rrinë e akuzojnë se kinse po manipulohen sondazhet. Njëjtë ndodhi edhe sot përderisa foli para gazetarëve deputeti Elmi Aziri tha se pushteti prodhon lajme të rreme!
Burimi: politiko.mk