Kriza energjetike po i nxjerr në pah dështimet dhe paaftësinë e qeverisë aktuale për tu ballafaquar me sfidat në këtë sektor . Këto ditë ka ndërmarrë disa masa të cilat në fakt janë një shuplakë e rëndë dhe meritore që po të njëjtët aktorë politikë, pra qeveria aktuale, po ja jep vetes së vet, pra qeverisë që po ata e udhëheqin . Po ndërmarrin masa ligjore e vendime qeveritare ndaj po atyre vendimeve e masave ligjore që vet i kanë propozuar dhe votuar .
Këto masa të ndërmarra janë rezultat i trysnisë dhe presionit që po i ushtrojnë qeverisë aktuale, kompanitë e mëdha që furnizohen me energji elektrike në tregun liberal, si dhe nga institucionet shtetërore e publike, pushteti vendor etj.., që gjithashtu furnizohen me energji elektrike në tregun liberal apo në rastin më kritik nga furnizuesi i mundësisë së fundit .
Po për çfarë bëhet fjalë më konkretisht !
Një kohë të gjatë kompanitë e mëdha , institucionet shtetërore e publike dhe pushteti vendor, që kanë plotësuar kriterin e vendosur nga qeveria ( mbi 1 milion € qarkullim financiar vjetor ose mbi 50 të punësuar ) për tu furnizuar me energji elektrike në tregun liberal, për shkak të mos prokurimit publik apo arsye të tjera, duke mos gjetur operator energjetik në tregun liberal për tu furnizuar me energji elektrike, të njëjtët kanë qenë të detyruar të furnizohen nga furnizuesi i mundësisë së fundit, ku marzha e tregtimit ka qenë 50 % më tepër nga çmimi aktual mesatar që ofron bursa europiane e energjisë HUPX që shërben si bursë referuese e operuese për caktimin e çmimit final .
Duke u referuar çmimeve mesatare mujore të kësaj burse për muajin gusht 2022, rezulton që një kWh është tregtuar me 0,49529 €cent për kWh, ose me 30,46 denarë , dhe duke aplikuar edhe marzhën e tregtimit në masë prej 50% , dalim në përfundim që çmimi final për konsumatorët që furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit është në vlerë prej 45,69 denarë për kWh .
Për efekt krahasimi po marrim një të dhënë nga çmimet që ofron furnizuesi universal për ndriçimin publik, ku rezulton që një kWh është 17,1691 denarë në tarifën ditore dhe 13,4903 denarë në tarifën e natës .
Pra për një shërbim të njëjtë, siç është ndriçimi publik, një pushtet lokal ( komunë ) që furnizohet nga furnizuesi universal paguan 17,16 denarë dhe 13,49 denarë e një pushtet lokal tjetër që furnizohet nga furnizuesi i mundësisë së fundit paguan 45,69 denarë ,pra paguan nga 28,53 denarë e deri në 32,2 denarë më shumë , ose shprehur në përqindje nga 166,25 % deri më 238,69 % më tepër.
Kjo përrllogaritja krahasuese vlen edhe për shkollat, spitalet, ndërtesat administrative të pushtetit vendor e qendror, ndërmarrjet publike etj.., pra për subjekte që kanë të njëjtin aktivitet, por që dallohen nga fakti se a furnizohet nga furnizuesi universal apo furnizuesi i mundësi së fundit .
Me vendimin e ditës së djeshme qeveria uli marzhën e tregtimit nga 50% në 20%, por kjo masë është gjysmake, e vakët, e pamjaftueshme !
Aleanca për Shqiptarët propozon, që pasi shumica e këtyre konsumatorëve që furnizohet nga furnizuesi i mundësisë së fundit ( sipas deklaratave të eksponentëve qeveritar) janë pushteti lokal, kopshte për fëmijë,shkolla fillore e të mesme, fakultete, institucione publike me status të rënduar financiar, spitale etj…, që këta konsumatorë deri në përfundim të krizës ekonomike tu mundësohet që të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi universal ku çmimet janë më të përballueshme për këta subjekte, fundja bëhet fjalë për subjekte që drejtpërdrejtë ose tërthorazi financohen nga buxheti shtetëror e taksat e tatimet që paguajnë qytetarët e këtij vendi .
Ndërsa lidhur me uljen e marzhës së tregtimit për operatorët energjetik për konsumatorët e mëdhenj deri në masën prej 10 %, Aleanca për Shqiptarët e fton qeverinë që së bashku me përfaqësuesit e këtyre kompanive të ulen të bisedojnë e ti koordinojnë oraret e punës me oraret kur Elektranat e MV kanë tepricë të energjisë elektrike, të cilën tepricë të energjisë elektrike mos ta nxjerrin në shitje përmes prokurorimit por me atë çmim tua ofrojnë kompanive të mëdha që furnizohen nga furnizuesit në tregun liberal , pasi çmimi i prokurimit është më i lirë nga ai që ofron tregu liberal.
Lidhur me këtë temë, pasi ka një interesim e nevojë imediate për instalin të impianteve fotovoltaike nga subjekte komercial, Aleanca për Shqiptarët i propozon qeverisë që të rimbursoj vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për investimin e bërë për këto projekte nga kompanitë komerciale .
Ndërsa për konsumuesit familjarë, Aleanca për Shqiptarët i propozon qeverisë që të mbulojë interesin bankar për kreditë e marra të lidhura me këto projekte nga kjo kategori konsumuese.
Aleanca për Shqiptarët e fton qeverinë që të mundësojë rishikim vjetor të bilancit të energjisë së prodhuar e asaj të konsumuar nga këta konsumatorë familjar që kanë vendosur impiante fotovoltaik, pasi në këtë formë maksimalizohet vlera përfituese për konsumatorët familjar.