Aziri: Ndërtimi i korridorit 8 është projekti më i madh që ju ka ndodhur shqiptarëve

1 minut lexim

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, tha se ndërtimi i korridorit 8 është projekti më i madhi që ju ka ndodhur shqiptarëve në veçanti por edhe Maqedonisë si shtet.
“Është një impakt i jashtëzakonshëm, mos të flasim për lidhjet gjeografike, por përfitimet ekonomike. Ju e dini e kemi sot Kosovën, krahasoje sot edhe para dhjetë viteve, vetëm investimi rruga Ibrahim Rrugova dhe Arbër Xhaferi. Pra modeli i korridorit 8 që është përdorë, ne po mundohemi ta realizojmë edhe në projekte tjera infrastrukturore”, tha Aziri.
Ai tha se kondicioni i buxhetit të Maqedonisë nuk lejon megjithatë të projektohen projekte të tilla çdo vit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Story i mëparshëm

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Story i radhës

Agani: Kodi Civil është agjendë pseudo-liberale

Të fundit nga