Azilanti më me ndikim se një pushtet i tërë, qytetarët maqedonas nuk e duan ndryshimin ju mungon Gruevizmi!

December 20, 2022
min lexim

Shkup, 20 dhjetor – Një anketë me rezultate të tmerrshme që u bë temë diskutimi për secilin qytetarë, se si ka mundësi që përderisa shtetet tjera ecin para Maqedonia e Veriut kthehet mbrapa duke e bërë politikanin më të besueshëm, Nikolla Gruevskin, azilantin në Hungari, politikanin që e ka zhvatur vendin dhe e vjedhur në gjitha mënyrat e mundshme. Bëhet fjalë për anketën e fundit të Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI, ku si personazhi më i dëshiruar politik në vend është ish kryeministri, Nikolla Gruevski, me 7% besueshmëri. Pas Gruevskit, me 6% vijojnë lideri opozitar Hristijan Mickoski pasuesi i Gruevskit dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Rezultate që reflektojnë qartazi se qytetarët maqedonas nuk po e duan ndryshimin, po e duan rikthimin e politikanit që shkatërroi shtetin deri në palcë, e që shpëtim për vete kishte arratisjen nga vendi me skenarë sikurse në filma. Nga këto rezultate gjithashtu kuptohet që qytetarët maqedonas përpos që nuk po e duan ndryshimin ato po e duan rikthimin e një politikani anti-shqiptarë në pushtet, shkruan Zhurnal.

 

Çfarë tregojnë rezultatet e anketës së realizuar nga IRI?

Për sa i përket besueshmërisë dhe përkrahjes për partitë politike, anketa e IRI-it ka sjellë këto rezultate: partia më e madhe opozitare maqedonase është në epërsi me 19%, pas saj pason LSDM me 11%, diferencë prej 8%. Kjo tregon që zgjedhjet e fundit lokale ku numrin më të madh të komunave e ka fituar partia opozitare, pra pothuajse tërësisht pushteti lokal është në duar të VMRO-së, si dhe kjo besueshmëri e lartë e qytetarëve për këtë parti e bëjnë këtë parti potencialisht fituese edhe të zgjedhjeve parlamentare, ku timoni i Qeverisë kalon në duart e VMRO-DPMNE-së. E pas LSDM-së, vijon partia “E majta” me 6% duke u kthyer në skenë më fuqishëm se në zgjedhjet e fundit, dhe shihet si parti potenciale që mund të forcohet edhe më shumë.

Ndërkaq, në kampin politik shqiptarë rezultatet e anketës qëndrojnë kështu: partia më e madhe shqiptare vazhdon të mbetet në epërsi me 7%, pas BDI-së pëson partia më e madhe opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët me 5%, dhe pas kësaj është Lëvizja Besa me 4%. Ndërkaq më dobët qëndron Alternativa me 1% që nuk është rezultat i çuditshëm e jashtë pritshmërisë për këtë parti, sepse ngjashëm dobët ishte edhe në zgjedhjet e fundit lokale duke mos fituar as edhe një komunë të vetme.

Nga këto rezultate vërehet një ngritje të Lëvizjes Besa dhe “të Majtës”, ndërkaq të tjerat qëndrojnë pothuajse në të njëjtën vend e nivel sikurse në zgjedhjet e fundit.

Besueshmëria te liderët politik?

Ajo që ka krijuar habi të madhe nga rezultatet e kësaj ankete të realizuar nga IRI nuk është gjendja apo rejtingu i partive politike, pasi deri diku kanë qenë të pritshme këto rezultate. Por, ajo që ka qenë e papartishme dhe surprizuese është besueshmëria e qytetarëve te liderët politik, bie fjala për atë që është me besimin më të lartë, ish kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilën qytetarët maqedonas kanë nevojë, sipas kësaj që e kanë vlerësuar si politikanin më të besueshëm. Edhe se është e pakuptimtë se si ka mundësi që politikani i arratisur të jetë më i besueshëm se një pushtet i tërë, kjo është e vërtetë, dhe me këtë qytetarët maqedonas po dëshmojnë se ju mungojnë politikat anti-shqiptare. Nikolla Gruevski me besueshmëri prej 7%.

Pas tij, është pasuesi i tij Hristijan Mickovski me 6% i cili nuk dallon asgjë nga Gruevski përpos vendngjarjes, e ajo që i bashkon është nacionalizmi në dozë të lartë dhe politikat kundër shqiptarëve.

Po në të njëjtën përqindje të besueshmërisë është edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, 6%, i cili pothuajse 20 vite të plota në pushtet besueshmërinë e ka konstante te qytetarët. Pas tij pason, kryeministri që nuk e kishte idenë se do bëhej kryeministër pasuesi i Zaevit, Dimitar Kovaçevski me 5%, që është shifër e lartë e përqindjes nëse flasim për figurën, ndërsa është përqindje shumë e ulët nëse flasim për pozicionin, kryeministër. Pas kryeministrit është lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, i cili qëndron me 4% të besueshmërisë, që është shifër shumë e lartë për një lider të një partie të vogël, por kjo mbase është e kuptueshme se kemi të bëjmë me një lider politik maqedonas që është në të njëjtën vijë me Gruevskin dhe Mickovskin.

Ndërkaq, me shifra më të ulëta janë liderët e partive politike opozitare shqiptare, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela, e Afrim Gashi as që është futur në listë pasi përqindja e besueshmërisë për të ka qenë shumë e ulët. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është rritja e besueshmërisë ndaj kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe njëherit kryetar i Komunës së Tetovës, tek i cili përqindja e besueshmërisë është 3%. E pas tij rreshtohet ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me 2%.

Cila mund të jetë arsyeja që Gruevskit është politikanë e dëshiruar për maqedonasit?

Politikani në azil, i arratisur nga vendi për të mos mbajtur dënimin për afera korruptive u bë politikani më i besueshëm në vend. Kjo tregon që qytetarët maqedonas kanë nevojë për Gruevizmin promotorin e anti-shqiptarizmit, mbase kjo mund të jetë edhe arsyeja kryesore që pse ende nuk po i bie rejtingu këtij ish politikani e azilanti aktual. Se qytetarët maqedonas janë të etur për politikë anti-shqiptare, dëshmohet edhe nga fuqizimi i opozitares maqedonase “E majta” në krye me Apasievin që nga hiçi mori një përkrahje të madhe, e sipas anketës së IRI-it, është partia e katërt me besueshmëri më të madhe pas VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së.

Politikanët shqiptarë të përgjumur, qytetarët maqedonas të zgjuar në kërkim të një politikani maqedonas që nuk do të “tregtojë” me politikanët shqiptarë për ndarjen e pozitave udhëheqëse në shtet. Përderisa qytetarët maqedonas po kërkojnë një politikan që punon e vepron kundër shqiptarëve, shqiptarët përgjatë kësaj periudhe që kanë pushtet nuk po punojnë drejt afirmimit të të drejtave për popullin shqiptarë në RMV.

Gjatë qeverisjes së Gruevskit shumë raste politike janë montuar ku shqiptarët janë viktimizuar dhe disa prej tyre kanë vdekur në kërkim të drejtësisë. Pra shqiptarët me fjalë të tjera janë dergjur burgjeve dhe po dergjen ende si pasojë e mos daljes së dritës së shpresës në institucionet e drejtësisë. Me Gruevskin ka lulëzuar korrupsioni, krimi, dhe politikat e tij kanë qenë të fokusuara në dy drejtime vjedhje të buxhetit dhe politika anti-shqiptare. Rrahjet e nxënësve shqiptarë në autobusa, kapja e mediave, kanë qenë specialiteti i këtij azilanti.

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet, është fakti se qytetarëve u ka ardhur mbi kokë politika vendore dhe se nuk dëshirojnë të dëgjojnë për asnjë nga politikanët. Kjo nga fakti se sipas kësaj ankete, 38% e qytetarëve janë shprehur se nuk duan asnjë politikan, 12% e qytetarëve nuk do të votonin nëse këtë javë mbahen zgjedhje, 21% nuk e dinë dhe 7% kanë refuzuar të përgjigjen. /Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksidenti në Elbasan identifikohet viktima, plagosen burrë dhe grua dhe djali i tyre

Story i radhës

​Ideja e re e Infantinos, Botërori çdo tre vjet

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë