Azerbajxhani i dërgon notë diplomatike Rusisë për ‘shfrytëzimin e paligjshëm’ të burimeve në Karabak

December 11, 2022
1 minut lexim

Azerbajxhani i dërgoi një notë diplomatike Rusisë në lidhje me “shfrytëzimin e paligjshëm” të burimeve natyrore në rajonin e çliruar të Karabakut, pasi zyrtarët e tij u penguan të hynin në rajon një ditë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme tha se Baku i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur komandës së kontingjentit paqeruajtës rus në rajon për të parandaluar “shfrytëzimin e paligjshëm” të burimeve natyrore dhe për të eliminuar ndikimin e tij negativ në mjedis, por pa rezultat.

“Sipas informacioneve të marra nga Azerbajxhani, vërehet shfrytëzim i paligjshëm dhe grabitje e burimeve natyrore, veçanërisht në minierën e arit Kyzylbulag dhe atë të bakër-molibdenit Demirli”, thuhet në një deklaratë.

“Në përputhje me marrëveshjen e arritur, u kërkua edhe një herë që përfaqësuesve të Azerbajxhanit t’u sigurohet akses i papenguar në minierat e në fjalë”, theksohet më tej.

Komunikata vuri në dukje se negociata u mbajtën midis dy palëve dhe një marrëveshje u arrit të shtunën, por megjithatë zyrtarët nga Baku u penguan të vizitonin zonën.

“Për shkak të faktit se kontingjenti paqeruajtës rus nuk ndërmori asnjë veprim, një veprim i planifikuar paraprakisht nga banorët vendas e pengoi vizitën”, thuhet në njoftim.

Deklarata shtoi se në notën diplomatike theksohet se është “e papranueshme të pengohet një udhëtim i tillë ose të vendoset ndonjë kusht”, duke theksuar nevojën që kontigjenti paqeruajtës rus të “respektojë rreptësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Azerbajxhanit në të gjitha aktivitetet e tij, në përputhje me marrëveshjen e paqes të nënshkruar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në nëntor 2020”.

Baku çliroi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe disa rajone të tjera që ishin nën pushtimin armen për gati tri dekada, pas përleshjeve në vjeshtën e vitit 2020. Luftimet përfunduan pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska. Që atëherë, trupat paqeruajtëse ruse janë vendosur në rajon.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ChatGPT: Një bot komunikimi me inteligjencë artificiale për të cilin po flasin të gjithë

Story i radhës

​Vërshimet, situatë e qetë në Pejë

Të fundit nga

ShkoLartë