Azerbajxhani: Hetimi paraprak për sulmin ndaj diplomatit tonë tregon përfshirjen e Iranit

Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit tha se rezultatet paraprake të një hetimi për sulmin e armatosur ndaj një diplomati azerbajxhanas tregojnë për përfshirje të mundshme iraniane, transmeton Anadolu.

Duke iu përgjigjur akuzave iraniane për bashkëpunim të Azerbajxhanit me Izraelin kundër Teheranit, zëdhënësi i ministrisë Aykhan Hajizade tha se ishte Irani ai që po bashkëpunonte me vende të tjera për të kërcënuar dhe provokuar Azerbajxhanin përtej kufirit të tij jugor.

Hajizade vuri në dukje stërvitjet dhe fluturimet ushtarake të kryera nga Irani pranë kufirit midis dy vendeve, si dhe deklaratat kundër Azerbajxhanit nga zyrtarët iranianë dhe videot kërcënuese kundër vendit pranë urës Khudafarin në kufi.

Ai përmendi gjithashtu një “sulm terrorist kundër ambasadës së Azerbajxhanit në Iran, gjurmët paraprake të hetimit të aktit terrorist kundër Fazil Mustafa, anëtar i Kuvendit të Azerbajxhanit (Milli Majlis)”.

Sipas zëdhënësit Hajizade, “vëllazëria” aktuale midis Iranit dhe Armenisë është gjithashtu një “kërcënim për rajonin në tërësi”, duke shtuar se gjatë 30 viteve të fundit, Teherani “praktikisht ka mbyllur një sy ndaj pushtimit të territoreve të Azerbajxhanit nga Armenia”.

“Dihet mirë se Irani nuk i kushton vëmendje okupimit të Karabakut dhe Zangezurit Lindor dhe plaçkitjes së këtyre zonave, shitjes së gurëve të hequr nga shtëpitë në këto zona në tregjet iraniane, shkatërrimit dhe fyerjes së 65 prej 67 xhamive ekzistuese”, tha ai.

Ai dënoi gjithashtu deklaratat iraniane për marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Izraelit, duke thënë se ato ishin “hapi i radhës në krizën e marrëdhënieve Azerbajxhan-Iran”.

“Këto kërcënime nga pala iraniane nuk mund ta trembin kurrë Azerbajxhanin. Pavarësisht nga mbështetja ushtarake që Irani ia ka dërguar Armenisë, ushtria e Azerbajxhanit mundi ushtrinë pushtuese armene në vitin 2020. Pas kësaj, çdo agresion dhe provokim kundër Azerbajxhanit do të parandalohet me vendosmëri”, shtoi ai.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone përreth.

Në vjeshtën e vitit 2020, në luftimet që zgjatën 44 ditë, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia festohet si një triumf në Azerbajxhan.





Story i mëparshëm

Kjo është arsyeja pse fustani i nusërisë ka ngjyrë të bardhë

Story i radhës

Video lojërat e Netflix do të përdorin smartfonët si kontrollorë

Të fundit nga