Zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas bisedës që është publikuar sot mes shefes së GP-së së VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb, Milan Radojiçiqit.
Azemi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se u dëshmua sërish koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe.
Tutje, Azemi tha se pushteti aktual sa ishte në opozitë akuzonte Listën Serbe si formacion çetnik e tani e kanë bashkëpunëtor.
“U dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe. Ata që dikur në opozitë e akuzonin këtë parti si formacion çetnik, në pushtet e shndërruan në bashkëpunëtoren më të ngushtë. Hipokrizi dhe mashtrim”, shkroi Azemi.
Ai thotë se për disa vota Qeveria ‘Kurti’ bëri pakt edhe me ‘djallin’.
“Premtuan transparencë e integritet, dhe sot shohim një pushtet që koordinohet në mënyrë të dyshimtë skutave dhe që i nënshtrohet një krimineli. Nuk iu mbeti asnjë premtim pa u thyer. Për pak vota, bënë pakt edhe me djallin”, tha Azemi.
BURIMI: Bota Sot