Azemi: Entuziazëm i madh kudo për Rrugën e Re, së bashku jemi në këmbë për triumfin e LDK-së

1 minut lexim

Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim koordinues e mobilizues me kryetarë, asamblistë e drejtorë komunalë të LDK’së të Ferizajit, Shtimes, Vitisë, Kaanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës.

Përmes një shkimi në Facebook, Azemi thotë se nga të gjtha komunat, u pa reflektim i një vullneti të jashtëzakonshëm për angazhim për fitoren tonë të madhe të 9 shkurtit.

“Entuziazëm i madh kudo për Rrugën e Re që e orienton vendin drejt zhvillimit.

Projekti ynë është i së ardhmes. Platforma jonë është përmbledhje e zgjidhjeve konkrete për problemet ku pushteti i papërgjegjshëm i ka thelluar qytetarët. Prandaj mbështetja po rritet, e radhët po shtohen. Së bashku jemi në këmbë për triumfin e LDK-së që është fitore e Kosovës. Do të vazhdojmë punën. Edhe më shumë. Edhe më fort”, shkroi Azemi.

Story i mëparshëm

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Story i radhës

OEMVP për kufizimin e marzhës: Ministri s’na ka konsultuar, efekti mund të jetë minimal

Të fundit nga