Drejtori i Kodrës së Dielli Adem Avziu ka realizuar takim me zëvendësambasadorin e Zvicrës, Lucien Aegerter
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jem nikoqir i zëvendësambasadorit të Zvicrës, Lucien Aegerter, si dhe i përfaqësuesve nga programi IME për rritjen e punësueshmërisë në vend, Tanja Georgievska dhe Zoran Todorovski” u shpreh drejtori i Kodrës së Diellit Adem Avziu informon Tetovasot. Në takim u diskutua për projektet e mundshme të ardhshme për zhvillimin e turizmit aktiv, të financuara nga fondet zvicerane dhe për prioritetet e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”, së bashku me hotelet “Sllavija” dhe “Kodra e Diellit”, si dhe mundësitë për rrjetëzim dhe krijim të partneritetit ndërmjet të gjitha palëve të interesuara në ofertën turistike të Kodrës së Diellit. Drejtori Avziu tha se qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i kushteve më të mira për sezonin e dimrit dhe krijimi i përmbajtjeve atraktive për sezonin e ardhshëm veror!
Ne nuk ndalemi! Vazhdojmë të krijojmë kushte më të mira edhe për sezonin veror në Kodrën e Diellit! -u shpreh ai.