Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se në vitin 2022 vetëm 7 persona janë raportua për korrupsion.
“Ligji për sinjalizuesit thotë se çdo autoritet ka një person të autorizuar tek i cili mund të raportosh korrupsionin si sinjalizues. Kam kërkuar sot në Ministrinë e Drejtësisë dy raportet, gjashtëmujorin e parë dhe gjashtëmujorin e dytë, në të parën thuhet se vetëm 5 persona kanë raportuar për korrupsion dhe nuk janë për Ministrinë e Drejtësisë por për prokurorinë. Inspektorati i Punës dhe autoritete të tjera, tre prej të cilëve janë anonime dhe ka mbrojtje nga sinjalizuesit. Në të dytën kanë raportuar 2 raste, njëri prej të cilëve për korrupsion në arsim, ndërsa tjetri ka treguar se nuk ka mundur ta kryej punën në Zyrën e Regjistrimit”, thotë Avramovska.
Burimi: TV21