Lidhur me zbatimin e konfiskimit të pasurisë së “Transmet”, Avokatura e Shtetit njoftoi se pas marrjes së kërkesës nga Agjencia për menaxhim me pasuri të konfiskuar, i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet ligjore për mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në atë drejtim, janë ngritur padi për konstatimin e akteve të pavlefshme juridike. Në këto procedura, gjykata e shkallës së parë ka respektuar kërkesat e veçanta dhe ka caktuar masa të përkohshme për ndalimin e tjetërsimit, ngarkimit ose çfardo lloj mënyre asgjësimi me pasuritë e patundshme”, thuhet në njoftimin e Avokaturës së Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë, siç theksohet nga Avokatura e Shtetit, një pjesë e procedurave gjyqësore kanë përfunduar ligjërisht dhe janë miratuar aktgjykime, me të cilat vërtetohet pavlefshmëria e marrëveshjes së lidhur ndërmjet “Transmet” dhe “Pucko Petrol”.