avokatja e njerit prej kater te arrestuarve sot ne kacanik se di pse ka ndodhur kjo 680c1d3f4b306

Avokatja e njërit prej katër të arrestuarve sot në Kaçanik: S’e di pse ka ndodhur kjo

April 26, 2025
1 minut lexim

Katër persona janë arrestuar sot në Kaçanik si të dyshuar që ishin pjesë e grupit “Rinia islame në Kaçanik”, e që dyshohen për shpërndarjen e thirrjeve me motive fetare.

Në mesin e të ndaluarve ishte edhe Labinot Murati, vëllai i Rilind Muratit, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.

Ai është liruar pas intervistimit, ku përveç tij edhe tre të arrestuarit e tjerë tashmë janë liruar.

Fehmije Gashi-Bytyqi, avokatja e Diamant Gashit, njërit nga katër të arrestuarit në aksionin e sotëm tha se për bastisjen e ka kuptuar nga mediat.

“Pse ka ndodhur kjo nuk e di, por në pikëpamje ligjore deri më tani, këtë vrasje të rëndë të rreshterit Muhamed Lika, edhe hetimet i ka zhvilluar dhe është në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj”.

“Kjo bastisje dhe ky intervistim i personave të tjerë është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale”, tha Gashi-Bytyqi në Edicionin Special.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

bulqize xhelal mziu rreh zyrtarin gazetari personazh qe historikun e dhunes e ka nga pas 680c13db09cda
Story i mëparshëm

Bulqizë, Xhelal Mziu rreh zyrtarin/ Gazetari: Personazh që historikun e dhunës e ka nga pas

federata maqedonase e denon rende skuadren shqiptare ia heq 9 pike 680c20faab78a
Story i radhës

Federata maqedonase e dënon rëndë skuadrën shqiptare, ia heq 9 pikë

Të fundit nga

Fabregas vazhdon të jetë trajner i Como-s

Trajneri spanjolli, Cesk Fabregas po kalon në një periudhë spektakolare në Seria A, ku të cilët janë edhe skuadra më në formë në Evropë. Fabregas u lidh me pozitën e trajnerit të
ShkoLartë