Avokati thotë se Pantiqit i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak

1 minut lexim

Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

Pantiq, u arrestua nën dyshimet se qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.

Serbët tash e tri javë kanë ngritur barrikada në veri dhe njëra ndër kërkesat e tyre për tërheqjen e barrikadave, ishte lirimi i Pantiqit.

Story i mëparshëm

Arrestohet ish drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Tiranë

Story i radhës

Ministri francez i Forcave të Armatosura viziton Kievin

Të fundit nga