avokati serb stojkoviq kallezim penal kunder radoiciqit dhe personave te panjohur per terrorizem 651d629ab2cc7

Avokati serb Stojkoviq: Kallëzim penal kundër Radoiçiqit dhe personave të panjohur për terrorizëm

October 4, 2023
min lexim

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka paraqitur sot kallëzim penal kundër Milan Radoiçiqit, organizatorit të organizatës paraushtarake që mori pjesë në sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të Kosovës dhe të paktën 30 personave të tjerë të panjohur në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, raporton Anadolu.

Stojkoviq tha se raporti “ndihmë për terrorizëm”, përfshinte persona të panjohur nga Ministria e Punëve të Brendshme të punësuar në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe persona të panjohur të punësuar në pozita të larta në strukturat e sigurisë së Serbisë.

Në konferencën për media pas paraqitjes së kallëzimit penal, ai theksoi se nuk ka dyshim se organizata paramilitare është e armatosur me një sasi të madhe të armëve ilegale, të cilat normalisht vetëm ushtria serbe mund t’i posedojë sipas ligjeve të Serbisë – organizatë terroriste.

Stojkoviq vlerëson se nuk ka dyshim se autokolona me më shumë se 20 automjete të mbushura me armë mund të kalojë “ndonjë kufi, veçanërisht kufirin më të ruajtur me Kosovën, gjegjësisht Zonën e Sigurisë Tokësore” pa lejen e autoriteteve në Serbi.

Ai pyeti se çfarë do të ndodhë nëse për shkak të pasivitetit dhe inercisë së Serbisë, e cila refuzon ta arrestojë këtë organizatë paramilitare, disa grupe të tjera minoritare në Serbi fillojnë të armatosen me parimin e njëjtë, “dhe deklarojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po kryen terror ndaj boshnjakëve në Sanxhak, ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndaj hungarezëve në Vojvodinë apo ndaj serbëve në Beograd”.

Ai thotë se koha e formacioneve ushtarake paraushtarake ka vdekur me ish-presidentin e Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq dhe theksoi se ajo kohë nuk guxon të kthehet.

Stojkoviq tha se me lirimin e Radoiçiqit, Serbia “apo Aleksandar Vuçiq, i cili kontrollon dhe ka ndikim të rëndësishëm në gjyqësorin në Serbi, ia futi gishtin në sy gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimit Evropian dhe SHBA-së”.

“Kjo që po ndodh tani është e njëjtë me atë që i ndodhi Serbisë dhe Jugosllavisë në fillim të viteve nëntëdhjetë. Beogradi edhe atëherë formoi grupe paraushtarake dhe njërin prej tyre e formoi Vojisllav Sheshelj, babai politik i Aleksandar Vuçiqit. Ne e dimë nga ku vjen mantra dhe ajo metodë që është testuar në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Stojkoviq.





MARKETING

RENT A CAR

kenia 95 nxenese shtrohen ne spital per shkak te nje semundje misterioze 651d625c31265
Story i mëparshëm

Kenia, 95 nxënëse shtrohen në spital për shkak të një sëmundje misterioze

vlore triporti i braktisur peshkataret jemi drejt rrenimit gjithcka e bejme vete 651d638421235
Story i radhës

Vlorë, triporti i braktisur, peshkatarët: Jemi drejt rrënimit, gjithçka e bëjmë vetë

Të fundit nga

Platforma X e Elon Musk jashtë funksionit

Platforma X, e njohur më parë si Twitter, aktualisht po vuan nga një ndërprerje masive pasi përdoruesit raportojnë probleme me faqen. Sipas Downdetector, mijëra përdorues po luftojnë për të hyrë në X. Faqja,
ShkoLartë