Avokati Rrecaj: Kurti po synon me kap gjyqësorin

December 30, 2024
1 minut lexim

Avokati Visar Rrecaj ka thënë se kryeministrit siç duket nuk i pëlqen emri dhe figura e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Sipas Rrecajt kryeministri në një intervistë nuk ka folur për programin qeverisës kur është pyetur, por ka folur se si “i kontrollon” ekzekutivin dhe legjislativin dhe se i ka mbetur jashtë “kontrollit” edhe gjyqësori.

“Po na vyen edhe gjyqësori në katër vitet e ardhshme. Pa program por qëllim me kap edhe me pushtu gjyqësorin. Ashtu e lexoj… i ik pyetjes për programin dhe thotë se shteti i ka tri pushtete; legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin. Na ka mbet edhe gjyqësori. Çka na ka mbet gjyqësori, me kap gjyqësorin po don”, ka thënë ai.

“Kjo është tendencë dhe luftë e hapur mes pushteteve, ekzekutivit me gjyqësorin”, ka thënë ai.

Avokati tutje ka thënë se ekzekutivit në këtë rast i vyen një prokurori nën kontroll që ti mbrojë vjedhjet apo dyshimet për vjedhje.

“Tashti më nuk kemi dyshim, tash më kemi aktakuzë… ma nuk ka persona të dyshimtë për vjedhje të energjisë, ka persona të akuzuar. Duhet me prit epilogun përfundimtar, janë të pafajshëm deri në fund, mirëpo tani më kemi një nivel tjetër të korrupsionit, ma s’kemi të dyshuar për korrupsion të kësaj qeverie, por kemi të akuzuar për korrupsion dhe atë 37 milion…”ka thënë ndër të tjera Rrecaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ballkani në një vit, Nazarko: Përplasja e Kurtit me aleatët ka penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës

Story i radhës

Ageler për Artan Grubin: Njerëzit duhet të përgjigjen për veprat e tyre, shpresoj që edhe ai

Të fundit nga

ShkoLartë