avokati perdor chatgpt ne gjykate dhe perfundon ne telashe 647485f80167e

Avokati përdor ChatGPT në gjykatë dhe përfundon në telashe

May 29, 2023
1 minut lexim

Një avokat i cili përfaqësonte një burrë në një gjykatë të Manhattan e la veten në mëshirë të vetës gjykatës. Gjatë mbrojtjes ai paraqiti 6 raste të cilat nuk ekzistonin dhe për përpilimin e tyre kishte përdorur ChatGPT që kishte shpikur këto raste nga asgjëja.

Avokati po përfaqësonte një burrë i cili kishte paditur Avianca Airlines për një dëmtim fizik në gjurin e tij. Steven Schwartz tha se nuk e kishte përdorur ChatGPT kurrë më parë dhe nuk ja kishte idenë se mund të shpikte raste.

Në fakt Schwartz i kishte kërkuar ChatGPT të dinte nëse rastet janë të vërteta. Roboti bashkëbisedues kishte insistuar se janë reale.

Por u desh që rastet të paraqiteshin në gjykatë për të mësuar se nuk ishin të vërteta. Gjykatësi do të vendosë më 8 Qershor se çfarë do të ndodhë pas këtij lëmshi.

ChatGPT lançuar në 2022 dhe ishte menjëherë një goditje. Roboti bashkëbisedues me inteligjencë artificiale është pjesë e familjes së teknologjive të reja quajtur AI gjeneruese.

Edhe pse bisedat duken organike dhe sikur ChatGPT ka një arsyetim të tij, ajo shpeshherë është e pasaktë e madje mund të shpikë fakte apo të bazohet në fakt që janë plotësisht të rreme. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

kryeministri i greqise uron presidentin erdogan per fitoren 647485b981c79
Story i mëparshëm

Kryeministri i Greqisë uron presidentin Erdoğan për fitoren

arrestohet ish zyrtari i gjendjes civile ne komunen e gjakoves 647486e975394
Story i radhës

​Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Gjakovës

Të fundit nga

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë