Avokati i Trump: I gjithë materiali i klasifikuar i kthehet qeverisë amerikane

min lexim

Avokati i ish-presidentit amerikan Donald Trump nënshkroi një deklaratë në qershor duke deklaruar se i gjithë materiali i klasifikuar në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago i ishte kthyer qeverisë, raportoi sot New York Times.

Deklarata u nënshkrua pasi Jay Brat, një zyrtar i lartë i sigurisë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë vizitoi klubin e Trump në Florida të Jugut më 3 qershor.

Brat u takua me dy nga avokatët e Trump për të diskutuar mbi trajtimin e informacionit të klasifikuar gjatë vizitës.

Trump është nën hetim federal për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit, i cili e bën të paligjshme spiunimin për një vend tjetër ose keqpërdorimin e informacionit të mbrojtjes së SHBA-së, duke përfshirë ndarjen e tij me njerëzit që nuk janë të autorizuar për t’i marrë ato, sipas një urdhri kërkimi të lëshuar dje.

Agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida këtë javë, sekuestruan 11 grupe dokumentesh të klasifikuara, duke përfshirë disa të shënuara top-sekret, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ndërsa zbuloi gjithashtu shkakun e mundshëm që ata besojnë se Trump ka shkelur ligjin e spiunazhit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëfimet rrëqethëse të burgosurve në burgjet ruse: Më përdhunuan me bisht të fshesës derisa humba vetëdijen

Story i radhës

Kur paraja ju bën të lumtur?

Të fundit nga