Avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, ka shpjeguar gjithë historinë e blerjes së grurit nga Turqia për rezerva shtetërore. Sipas avokatit, klienti i tij garanton se në Turqi janë ngarkuar 10 mijë e 6 tonë grurë, për të cilat thotë se ka edhe dokumentacione.
Halimi thotë se Ridvan Muharremi ka arritur që të sigurojë heqjen e embargos turke në mënyrë që të ngarkohet gruri dhe të niset për në Portin e Durrësit, ku autoritetet e Ministrisë së Tregtisë duhej ta prisnin dhe ta merrnin.
Ai thotë se Ridvan Muharremi është ofruar në mënyrë vullnetare që të jetë prezent edhe në Portin e Durrësit kur do të bëhej heqja e bllombave turke, meqë kishte kosntatuar se stafi i ministrisë ishte i papërvojë, por thotë se nga Ministria e Tregitsë i kanë thënë se ti e ke kryer misionin tënd.
Halimi tutje tha se pas një muaji është telefonuar klienti i tij nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe i është thënë se mungojnë 52 tonë grurë.
Ai shtoi se Ridvan Muharremi ka kërkuar me ngulm që të dijë emrin e zyrtarit të MINT që ka qenë prezent në momentin kur janë hequr bllombat në portin e Durrësit, por thotë se nga ministria që drejton Rozeta Hajdari nuk i kanë treguar.
Halimi thotë se përgjegjësia duhet të kërkohet tek MINT për këto 52 tonët grurë që mungojnë.
“Ridvan Muharremi bashkë me atë turkun kanë arritur ta heqin embargon për tri ditë. Qeveria e Turqisë me pranue me heq embargon për një kohë të shkurt, në mënyrë që të bëhet shkarkim-ngarkimi. Dhe e kanë arritur këtë qëllim. Janë të gjitha provat. Falë angazhimit të z.Ridvan Muharremi dhe zotërisë nga Turqia. Vedim i Qeverisë turke për Kosovën. Në mënyrë kronologjike po dua të vij edhe deri tek mungesa e 52 tonëve. Kanë arritë me e bind Qeverinë turke, dhe iu kanë leju. Iu kanë thanë i keni 3 ditë, tri ditë e keni embargon e hequr. i Qeverisë turke, direkt. Komunikimet që i ka bo Ridvani me Ministrinë, e ka përdor edhe faktin, se ka dëgju që z. Kurti në atë kohë ka qenë në Antalia, në një takim ndërkombëtar në Antalia, ku ka qenë prezent edhe Erdogani. Në komunikim pastaj ministria me të, ai vetëm sa ka qenë një pikë shtyse që Erdogani me e heq embargon për hirë të Kosovës. Eshtë heq embargoja.
Pastaj janë lidhur kontratat. Dmth kjo është me rëndësi, sepse s’mund të lidhësh kontratë për mallin që s’e ke. Mundesh me kontraktu mallin e s’e mërr. Pastaj ku je. Janë kontratat të gjitha. S’ka asgjë të fshehtë. Eshtë kry transaksioni. Pronari turk me eksperiencë, iu ka thënë se është e pamundur që për tre ditë me e bo ngarkim shkarkimin e të 10 mijë tonë gruri. 57 maune janë angazhu natë e ditë. Z. Muharremi s’ka flejt ka dy orë, deri është bërë ngarkim shkarkimi. Në fund e ka thirrë auditorin në turqi, për ta vërtetuar sasinë, kualitetin dhe paramterat tjera që kërkohen në aspektin ndërkombëtar, që kërkohen për importin e grurit. Të gjitha jaën konstatu. Eshtë siguru ceritfikata. Është bllombuar anija në prezencë të autoriteteve shtetërore të Turqisë, që ka konstatu se janë në pytje 10 mijë e 6 tonelata. Meqë ai ka thënë pasi ky mall është për Kosovë, unë kam kaq mundësi për Kosovën. 10 mijë tonelata të blera, dhe 6 tonelata më shumë. Kur është kryer ngarkesa z.Ridvan është kthyer në PRishtinë. Ai iu ka thënë se duhet pasur kujdes se malli do të vijë në portin e Durësit. Dhe aty duhet me pas kujdes, me qenë në momentin e heqjes së bllombave. Pse, sepse dogana e turqisë që e ka kosntatu sasinë 10 mijë e 6 tonë, për atë bllombë garanton Turqia deri në momentin kur hiqen bllombat. E në momentin kur hiqen bllombat, duhet konstatuar gjendja aty për aty. Ka thënë se unë po e shoh që stafi i MINT s’kanë përvojë. Ka thënë se jam i gatshëm me shku në Durrës. Në Prishtinë i kanë thënë se ju e keni kryer punën dhe tash merremi ne. Dhe tash ka qenë brenga e tij se e ka parë mungesën e përvojës së transaksioneve ndërkomëbtare e zhdoganimit e këtyre. I kanë thënë faliminderit, ti e kryve misioninin. Pas 1 muj ditë e thirin z.Ridvan, po mungojnë 52 tonë”, ka deklaruar ai në T7.
“Ridvani thotë ma gjeni personin që kush e ka bërë procesverbalin e heqjes së bllombave në Portin e Durrësit. Ata nuk i japin përgjigje. Ridvani ka thënë se unë e dua vetëm atë person. Malli është me garanci që është ngarkuar 10 mijë e 6 tonelata.
Ka kërkuar me insistim se kush e ka hjek, për shkak se organet e Turqisë garantojnë deri në momentin kur hiqen bllombat.
Duhet ta pyesni kompetentet e minsitrisë. Deri në portin e Durrësit klienti im garanton se ka mbërri e gjithë sasia”, ka thënë ai.