Avokati i Popullit: Urgjentisht të intervenohet në punën e përmbaruesve

Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se deri tek ky institucion ka ankesa të shumta në lidhje me punën e përmbaruesve.

Zyberi tha se do të ngritet nismë që të ndryshojë ligji për marrëdhënie obligative, që të kufizohet niveli i kamatës që ka debitori ndaj kreditorit.

“Një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturimeve shumë të larat të borxheve si rezultat i kamatave. Në këtë drejtim, mendoj se është e palejueshme që kamata të jetë tre fish më e lartë se sa borxhi bazë që debitori e ka ndaj kreditorit. Në këtë drejtim mendoj se duhet urgjentisht të intervenohet”, tha mes tjerash Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Këto janë përballjet çerekfinale të Ligës Unike

Story i radhës

Padi për dy shkupjanë! Keqpërdorën kartelat bankare të 17 personave

Të fundit nga