Avokati i pandehur në SPAK Plarent Ndreca është ankuar pse klienti i tij, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale është transferuar në burgun e Fierit.
Në fakt, njësoj si në rastin e reagimit të Veliajt, është një çudi dhe ajo çfarë deklaron avokati i pandehur Plarent Ndreca.
“Nuk na është dhënë arsye me shkrim pse Veliaj duhet të transferohet. Transferimi sjell pasoja për familjen por dhe qytetin se është ende kryetar. Është një ndërhyrje se si ai do të ushtrojë detyrën e tij”, deklaron ai.
Cili është ndryshimi nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit?
Erion Veliaj nuk është në kushtet për të zgjedhur se në cilin burg do të shkojë, por është në kushtet ku duhet të shkojë në gjykatë dhe të përballet me 13 akuzat e rënda penale, pasi prej një viti e gjysmë shtyn pambarimisht seancat gjyqsore me çfarëdolloj skemash dhe skenarësh.
Erion Veliaj nuk është në kushtet që të mendojë për karrigen e tij, se ku do ta marrë me vete në burgun e Durrësit apo në burgun e Fierit, por duhet të japë dorëheqjen e të mos mbajë peng qytetarët e kryeqytetit dhe të shkojë në gjykatë.
Për më tepër ashtu siç e theksuam dhe në shkrimin e mëparshëm, (lexo këtu) burgu i Fierit sipas raporteve është më i sigurtë dhe më i mirë, është i investuar dhe i rikonstruktuar.
Veliajn nuk po e transferojnë te 313-ta në burgun të cilit ai i frikësohet dhe e quan Alkatraz, por po transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Burimi: botasot.info


