Avokati i Muhaxherit: Kryetari beson se sulmi lidhet me punën e tij zyrtare

October 26, 2024
1 minut lexim

Avokati i kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit, Dukagjin Kerveshi ka bërë të ditur se kryetari beson se arsyeja e sulmit të tij gjatë ditës së sotme, lidhet me punën e tij zyrtare.

Sipas Kerveshit, gjendja e Muhaxherit është stabile.

“Në cilësinë e avokatit të Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, njoftoj opinionin se sot rreth orës 8:40 në qytetin e Pejës në vendin e njohur si “Qendra Zejrare” pasi i njëjti kishte pirë kafe me një familjar të tij, në largim e sipër, kryetari Muhaxheri ishte sulmuar nga dy persona fillimisht të panjohur. Sulmi kishte qenë i befasishëm. Kryetari Muhaxheri tashmë ka dhenë deklaratën në polici dhe se i njejti beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare”, ka shkruar avokati në Facebook.

“Gjendja e Kryetarit është stabile. Duke besuar në efikasitetin e organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës presim që sulmuesit të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e merituar!”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë do të bëjë SPAK në vijim? Paralajmërimi i avokatit Ngjela: Do shikoni…

Story i radhës

Berisha: Të zbardhet urgjentisht ky akt i shëmtuar ndaj Muhaxherit

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë