Avokati Bajraktari: Liria e medias është vlerë e shenjtë që duhet ruajtur dhe promovuar

May 3, 2025
1 minut lexim

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, avokati Ardian Bajraktari ka shprehur mirënjohje dhe mbështetje për punonjësit e medias, duke theksuar rëndësinë jetike të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit medial në një shoqëri demokratike

“Për liri duhet mund, angazhim e ndonjëherë edhe sakrificë! Liria është e shenjtë, liria është vlerë,” deklaroi Bajraktari, duke nënvizuar se ruajtja e lirisë së medias është një obligim për të gjithë.

Ai i quajti gazetarët, kameramanët dhe zyrtarët medial “gardianë të interesit publik”, duke iu uruar shëndet dhe kurajë për të përballuar sfidat me dinjitet dhe profesionalizëm

Në mesazhin e tij nuk mungoi as një thirrje për përgjegjësi ndaj atyre që garantojnë sigurinë e punonjësve të medias: “Përgjegjësit për sigurinë dhe punën tuaj, paçin 99 arsye më shumë për reflektim e marrshin mësim.”

“Gazetare dhe gazetarë, kameramanë dhe zyrtarë të medias – Urime Dita e Lirisë së Medias!” përfundoi Bajraktari mesazhin e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Berisha: Kongresi i PPE u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë PD-në, jo armikun e votës së lirë

Story i radhës

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave: Sot e çdo ditë, respekt dhe mirënjohje pafund për gazetarët

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë