avni kastrati emerohet ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv te ask se 6557916062cdd

​Avni Kastrati emërohet ushtrues detyre i drejtorit Ekzekutiv të ASK-së

November 17, 2023
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Avni Kastratin, ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës, u tha në takim.

Kastrati e njoftoi kryeministrin Kurti rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda ASK-së, të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit.

“Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë”, tha ai.

Kastrati, tanimë në detyrë të re, do të njoftojë kryeministrin Kurti ditëve në vijim me hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces. 

MARKETING

RENT A CAR

nje gote uje esell ne mengjes perfitimet ne organizem 655790703af81
Story i mëparshëm

Një Gotë Ujë Esëll në Mëngjes – Përfitimet në Organizëm

marredhenia e taylor swift dhe travis kelce nuk eshte me nje mashtrim 65579163737cb
Story i radhës

Marrëdhënia e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk është më një mashtrim

Të fundit nga

ShkoLartë