Avionët luftarakë turq goditën objektivat e PKK-së në Irakun verior

Avionët luftarakë turq të dielën shkatërruan 20 objektiva të grupit terrorist PKK dhe “neutralizuan” shumë terroristë në sulmet ajrore mbi strehimoret e tyre në Irakun verior pranë kufirit turk, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu.

Sulmet u nisën për të “eliminuar sulmet terroriste kundër popullit tonë dhe forcave të sigurisë nga Iraku verior” duke neutralizuar elementët e PKK-së dhe gupeve të tjera terroriste dhe për të garantuar sigurinë kufitare, në përputhje me të drejtat e Türkiyes për vetëmbrojtje që dalin nga neni 51 i Kartës së OKB-së, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në sulmet ajrore u goditën objektiva terroriste në rajonet Hakurk, Qandil dhe Gara.

Deklarata theksoi se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar dëmtimin e civilëve të pafajshëm, elementëve miqësorë, pasurive historike dhe kulturore dhe mjedisit.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen përtej kufirit në Irakun verior për të komplotuar sulme terroriste në Türkiye.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.





Story i mëparshëm

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë në solidaritet me Türkiyen dhe popullin vëlla turk”

Story i radhës

Shqipëria pa përmirësim në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, rajoni bën përparime

Të fundit nga