Avdyli: Nuk besoj se në Kosovë ka tendenca homofobike

April 13, 2022
1 minut lexim

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka folur rreth mos votimit të Kodit të ri Civil ku përfshihej edhe lejimi i bashkëjetesës apo martesës së personave me gjini të njëjtë.

Avdyli ka bërë të ditur se në ditën e votimit i ka vdekur nëna, andaj edhe është larguar nga salla e Kuvendit, por ka thënë se në këtë projektligj do të bëhen ndryshime të tjera.

I pyetur pse nuk përkrah ligjin që lejon bashkëjetesën e personave të komunitetit LGBTI, Avdyli ka thënë se beson që Kosova është vend i demokracisë, ndërsa ka shtuar se nuk beson që ka tendenca homofobike në Kosovë.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë farë tendence homofobike në Kosovë, ose tendencë të dhunës ndaj tyre, unë nuk e kam hasë deri më sot”, ka thënë Avdyli.

Avdylit i kanë reaguar edhe analistët e pranishëm në panel, të cilët i kanë propozuar që të takohet me pjesëtarë të këtij komuniteti në Kosovë, në mënyrë që të kuptojë nga afër se në çfarë vështirësi kalojnë ata.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha: Ky do të jetë vendimi i parë që do të marrë sapo të vij në pushtet

Story i radhës

“Armëpushimi për qëllime humanitare është i pamundur për momentin”, thotë shefi i OKB-së

Të fundit nga

ShkoLartë