Çlirimi i fshatit Andriivka në zonat e kontestuara rreth qytetit Bakhmut në Ukrainën lindore ishte thelbësor për “avancimin e mëtejshëm”, ka thënë një komandant i lartë të premten.
“Detyra e forcave ukrainase në këtë zonë është të rrethojnë Bakhmutin dhe pa Andriivka është e pamundur të arrihet kjo”, citohet të ketë thënë Maksym Zhorin, zëvendëskomandant i Brigadës së 3-të Sulmuese.
Zhorin vuri në dukje gjithashtu se çlirimi i Andriivkës do të thotë “kontroll i plotë mbi hekurudhën, e cila është një bastion për ofensivë të mëtejshme”.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi Brigadën e 3-të Sulmuese dhe të gjithë të përfshirë në rimarrjen e Andriivkës, duke e quajtur atë “një rezultat domethënës dhe shumë të nevojshëm”.
Betejat aktive vazhdojnë rreth fshatrave Klishchiivka dhe Kurdiumivka pranë Bakhmut, tha ai.
Ndërsa udhëheqja ushtarake e Ukrainës, në një përditësim të saj, kishte thënë se forcat e saj ishin pjesërisht të suksesshme rreth Klishchiivka.
Ndryshe, rimarrja nga Ukraina e Andriivkës, një fshat në jug të Bakhmutit, shënoi një fitore simbolike dhe strategjike për forcat e Kievit.
Bakhmut ndodhet në verilindje të rajonit të Donetskut, rreth 13 milje nga rajoni i Luhanskut dhe ka qenë prej kohësh një objektiv i forcave ruse.
Forcat ruse pretenduan kontrollin në maj, pas një pengese disamujore në qytet ku ushtarët duhej të luftonin për çdo centimetër territor.
Përparimi rus u përforcua nga anëtarët e grupit mercenar Wagner, i cili pësoi humbje të mëdha në luftimet e ashpra.
Burimi: GAZETA.MK